Mahrez – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush (FOTO)

Riyad Mahrez mund të transferohet te Barcelona.

Sport

31/08/2017 07:03

Barcelona ka një plan B nëse dështon në transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se nëse dështon ardhja e Coutinhos, klubi katalan do të bëjë përpjekje për blerjen e Riyad Mahrez nga Leicester City.

Mahrez dëshiron të largohet nga klubi i Premierligës, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Barcelona mund ta ringjall interesimin për blerjen e tij duke e sjell në Camp Nou në orët e fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/