Mahnitë vetura luksoze ”Rolls Royce”

“Merr më të mirën që ekziston dhe bëjë akoma më të mirë”. Kështu pati thënë dikur themeluesi i Rolls Royce Motors dhe pikërisht këtë ka bërë kompania me versionin e tetë të Phantom.

Auto & Tek

29/07/2017 23:44

Kur prezantoi modelin më të ri, prodhuesi i makinave luksoze tha se ai do të bëhej një prej objekteve më të kërkuara në botë.

Nga yjet e rokut, deri tek familjet mbretërore, Phantom është për adhuruesit e saj, makina që vazhdon të japë, duke qenë se është rikrijuar tetë herë përgjatë 90 viteve të fundit.

Versioni i ri ka motor të dyfishtë 6750 kubiksh, të cilin Rolls Royce e cilëson si ‘zemrën e heshtur’ të makinës.

“Phantom është simbol i kulmit të luksit dhe është një prej objekteve luksoze më të kërkuara në botë. Izolimi i tingullit në modelin e ri ka arritur në nivele tërësisht të reja. Ai është jo vetëm më i manovrueshëm, por edhe shumë më i rehatshëm”, thotë shefi ekzekutiv i kompanisë, Muller-Otvos.

Në eskpozitën e çelur në Bonham të Londrës me rastin e promovimit të automjetiti, u zbuluan gjithashtu disa prej klientëve më të famshëm të Phantom, të tillë si John Lennon, Fred Astaire dhe Queen.

Vlera e Phantomit të ri mund të arrijë në gjysmë milion dollarë. Renia e kërkesave për makina luksoze nga Kina duke se nuk ka pasur ndikim tek të dhenat financiare Rolls Royce. Shitjet në kompaninë e kontrolluar nga BMW-ja u rritën me 6 përqind në 2016-n, me 4 mijë automjete të shpërndara nëpër botë.