Mahmut Ferati këndon për Facebook dhe Viber

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe siç e do zakoni estrada shqiptare sjellin projekte të reja, përpunime e potpuri për t’i prezentuar në programet festive.

ShowBiz

13/12/2017 14:31

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar shumë nga xhirimet që do të na servohen gjatë netëve festive, shkruan GazetaExpress.

Në njërin nga programet festive ishte i ftuar edhe këngëtari Mahmut Ferati, i cili së bashku me disa artistë të tjerë kanë realizuar një potpuri.

Ajo që bie në sy është një pjesë e tekstit shumë interesant që tematikë ka rrjetet sociale, të cilat sipas tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Se si kanë ndryshuar gjërat sipas Mahmut Feratit që nga dalja e “Facebook” dhe “Viber”,mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

YouTube player