Magjitë e seksit në mëngjes

Të bësh seks që në mëngjes jo vetën që do të keni një buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë ditës, por gjithashtu do të përmirësoni shëndetin, pamjen dhe marrëdhënien me partnerin.

Lifestyle

22/03/2015 19:18

Për shumicën e atyre që punojnë, tingulli i alarmit në mëngjes nuk është një tingull i lumtur. Kështu që, pse mos ta ktheni atë ‘zgjim të tmerrshëm’ në një zgjim erotik?

Pas të gjithave, shkencëtarët thonë se njerëzit të cilët fillojnë ditën duke bërë seks janë gjithmonë më të lumtur dhe më të shëndetshëm se ata që nuk bëjnë, transmeton Lajmi.net.

“Seksi në mëngjes liron oksitocin – hormonin e ndjenjës së mirë – i cili i bën çiftet të ndihen më të dashuruar dhe më të lumtur gjatë gjithë ditës”, thotë Debby Herbenick, autore e ‘Because It Feels Good’.

Seksi në mëngjes ju bën më të fortë dhe më të bukur gjithashtu: Seksi në mëngjes mund të forcojë sistemin tuaj imunitar për gjithë ditën duke rritur nivelet e IgA, një antitrup i cili ju mbron nga infeksionet, transmeton Lajmi.net.

Dhe seksi në mëngjes bën lirimin e kimikateve të cilat rrisin nivelet e estrogjenit, i cili përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës dhe flokëve tuaj. Kështu që pse të mos bëni seks në mëngjes?