Magjistari i habit të gjithë, zhvesh lakuriq vajzën në mes të skenës

Ky është momenti kur një pjesëtar i audiencës zhvishet lakuriq në skenë para qindra njerëzve si pjesë e një marifeti skenik të një magjistari.

Fun

11/10/2018 17:50

Vajza e quajtur Kelsey, ishte në rreshtin e parë në shoun e magjistarit Wes Barker, kur u zgjodh nga ai për të marrë pjesë në “magji”.

E veshur me taka dhe një fustan të gjelbër, “viktima” e magjistarit ishte e lumtur duke u ngjitur ne kutinë e vendosur në skenë.

Wes me shaka thotë: “Unë e di që kjo duket si bagazhi i një makine, por mos kini frikë”.

Duke demonstruar rrengun klasik të magjisë, ai mbulon kutinë me një çarçaf të bardhë dhe kur e heq, zonjusha shihet vetëm me mbathje.

I shokuar magjistari u thotë mysafirëve: “Kjo nuk duhej të ndodhte, apo duhej?” Shumë nga të pranishmit brohorasin dhe kërkojnë që triku të përsëritet sërish.

YouTube player