Magjistari Ba

Sfidat ‘Crossbar Challenge’ nga Soccer AM’s, ka shfaqur disa përpjekje interesante me kalimin e viteve, por asnjëherë një top të zhdukur. Pikërisht kjo ndodhi kur Chelsea e provoi fatin në emisionin e famshëm të televizionit Sky Sports që pasqyron ndeshje ose sfida të saktësisë, e kësaj radhe ishte mysafir në qendrën stërvitore të gjigantit londinez…

Sport

07/01/2014 08:15

Sfidat ‘Crossbar Challenge’ nga Soccer AM’s, ka shfaqur disa përpjekje interesante me kalimin e viteve, por asnjëherë një top të zhdukur.

Pikërisht kjo ndodhi kur Chelsea e provoi fatin në emisionin e famshëm të televizionit Sky Sports që pasqyron ndeshje ose sfida të saktësisë, e kësaj radhe ishte mysafir në qendrën stërvitore të gjigantit londinez në Cobham.

Magjistari në fjalë ishte Demba Ba, i cili duket se bën kontakt të mjaftueshëm me topin në goditjen e tij nga distanca para se kamera e Chelsea TV në mënyrë misterioze të humb pamjen e topit.

Një goditje e tmerrshme, ose ndërhyrje në xhirim, apo kënd i gabuar i qëndrimit të kameramanit? Nuk dihet.