Magjia e vajit të karkalecit të kuq në shëndetin tonë…

Me një peshë prej 500 milionë ton, karkaleci i kuq formon biomasën më të madhe në botë. Vetëm 1% e tij përdoret për ekstraktimin e vajit të çmuar që ai përmban, i cili vjen në një paketë fantastike së bashku me astaksanthinen, një antioksidant që ka forcën të luftoj kancerin dhe plakjen. Ja cilat janë arsyer përse vaji i karkalecit te kuq është dalluar si një suplement ushqimor superior:

Lifestyle

18/03/2017 22:39

Përmirëson kolesterolin dhe ul tregliceridet

Studimet në zhvillim e siper tregojnë se marrja e 1 – 1,5 gr vaj karkaleci të kuq në ditë , mund të  ulë  kolesterolin e keq (LDL) dhe të  rrisë  kolesterolin e mirë  (HDL) në  paciente me hiperkolesterolemi. Në  doza 2-3 gr/ditë , ky vaj ë shtë  dalluar të  ketë  efekt në  uljen e treglicerideve, një  tjeter lloj yndyre aterogjene për organizmin.

Përmireson artritin

Studime të  reja kanë  evidentuar se 300 mg vaj karkaleci mund të  ulë  ndjeshëm dhimbjet dhe shqetesimet në  persona me artrit.

Qeteson simptomat para menstruale

Marrja e pë rditshme e vajit të  karkalecit mund të  zbuse simptomat paramenstruale të  cilat shkaktohen si pasoje e ndryshimeve hormonale të  lidhura me ciklin menstrual të  gruas. Edhe pse nuk eshte shume e qarte se si acidet lyrore omega 3 ndikojnë  në  pë rmiresimin e kë tyre simptomave, mendohet që  lidhja eshte ndikimi në  ekuilibrin hormonal.

Ka veti antiinflamatore

Nuk ka dyshim në  vetite antiinflamatore të  acideve lyrore omega 3 dhe ky është  një  rol shumë  i rëndesishëm që i referohet vajit të karkalecit. Ky vaj absorbohet edhe më lehtesisht nga organizmi, në krahasim me vajin e peshkut, dhe përkthehet në substanca me rol hormonal të cilat ulin inflamacionin e heshtur – pikënisjen e shumë sëmundjeve kronike përfshirë dhe kancerin.

Astaksanthina – armë e fortë kunder plakjes

Antioksidanti astaksanthine gjendet vetem të karkaleci i kuq, te salmoni dhe arragosta. Si nje antioksidant, ajo e mbron vajin nga oksidimi. Për më tepër, astaksanthina është veçuar si një ndër antioksidantët më të fuqishem kundër plakjes dhe kundër kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon semundjet neurodegraduese si Alzheimeri dhe lufton stresin fizik. Në një studim të vonë, marrja e astaksanthines solli rezultate pozitive në trajtimin e Helikobakterit dhe ulçërës që ai shkakton. Sasia ditore e përdorur në studime qendron midis 2mg – 24 mg në ditë.

Vaji i karkalecit nuk permban mërkur

Karkalecat, ndryshe nga peshqit e yndyrshëm, nuk përthithin mërkur pasi qëndrojnë në fillim te zinxhirit ushqimor dhe ushqehen vetëm me fitoplanktone. Ky fakt e bën vajin e karkalecit të kuq të paster, ndryshe nga vaji i peshkut i cili mund të permbaj mërkur.