Magjia e shikimit, çfarë ndodh kur e shikoni dikë thellë në sy?

Çiftet shpesh gjejnë mënyra të ndryshme për të krijuar intimitet mes vete. Një studim i kryer këtë vit thotë se intimiteti më i thellë arrihet duke shikuar thellë në sytë e partnerit.

Lifestyle

27/12/2015 12:30

Hulumtimi, i publikuar në Neuroimage, gjeti se kontakti i vazhdueshëm me sy në fakt sinkronizon aktivitetin e trurit në mes të dy njerëzve.

Shkencëtarët që e kryen këtë studim arritën të zbulojnë se çfarë ndodh në tru kur një çift përballet me kontaktin me sy.

Ata studiuan 96 të panjohur dhe u thanë atyre që të mbajnë kontakt me sy për një periudhë kohore derisa truri i tyre të skanohej plotësisht me MRI.

Çfarë ata gjetën ishte se një pjesë e trurit e njohur si “inferiorja e djathtë” kishte aktivitetin më të lartë. Sipas autorëve, ky zbulim sugjeron se kontakti i thellë me sy në mes të partnerëve i bënë ata që të jenë më të lidhur me njëri-tjetrin.

Ata studiuan edhe disa të panjohur të tjerë, ku eksperimenti i tyre zgjati çdo ditë për 6 muaj, duke e shikuar njëri-tjetrin në sy për 4 minuta. Detaji më befasues ishte se, gjashtë muaj më vonë, dy pjesëmarrës ishin martuar me njëri-tjetrin. Ata më pas e ftuan tërë stafin e shkencëtarëve në dasmë. /lajmi.net