Magjia e Palacios vendos derbin

Një gol i bukur nga Rodrigo Palacio ia solli fitoren Interit kundër rivalit të qytetit Milan me rezultat 1:0 në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Serie A, ballafaqim i zhvilluar në Giuseppe Meazza. Në një lojë mjaft të niveluar, Nerazzurrët u shpërblyen për insistimin më të madh në kërkim të golit. Palacio fillimisht kërcënoi…

Sport

22/12/2013 21:50

Një gol i bukur nga Rodrigo Palacio ia solli fitoren Interit kundër rivalit të qytetit Milan me rezultat 1:0 në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Serie A, ballafaqim i zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Në një lojë mjaft të niveluar, Nerazzurrët u shpërblyen për insistimin më të madh në kërkim të golit.

Palacio fillimisht kërcënoi seriozisht portën e Christian Abbiatit pas 80 minutash lojë, kur ky i fundit e ndali me mjaft mund goditjen e argjentinasit.

Mirëpo, Palacio më në fund realizoi pas 86 minutash lojë kur realizoi me një veprim magjik me thembër për epërsinë e Interit, që doli të ishte goli i vetëm i takimit.

Milani e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Sulley Ali Muntarit në minutat shtesë.