Magjia e një subjekti opozitar në Maqedoni që po tronditë shqiptarinë

Formimi dhe dështimi i partive të reja politike në trojet shqiptare është një fenomen që po kalohet pa u hetuar, dhe përfundon i harruar me shpejtësinë e dritës.

Opinion

10/12/2016 13:21

Vitet e fundit jemi mësuar t’i kemi dy parti të mëdha në skenën politike në Maqedoni të cilat për vite të tëra kanë dominuar, herë në pushtet e herë ne opozitë. Gjendje e njejtë për vite me radhë ishte edhe në Shqipëri dhe Kosovë .

Përderisa në Maqedoni shfaqet një levizjë-parti e re politike me emrin Besa nën moton “O sot o kurrë” që bëri bujë atje, por jo vetëm.

Kjo parti e cila është shfaqur jo më shumë se para dy viteve në Maqedoni, ka arritur ti alarmoj partitë tjera duke ua prishur rahatinë, ishin mësuar e të mos pasurit konkurencë, fitoren e dinin të sigurtë, me shfaqjen e Besës ata në fillim  e injoruan, pastaj e përqeshën e më vonë filluan ta luftojnë por në secilën variantë tashmë Lëvizja Besa duket fitimtare, ajo fitoji zemrat e dhjetra mijra shqipëtarëve në Maqedoni por edhe në të gjitha trojet etnike  .

Të gjitha sondazhet e dëshmojnë se Lëvizja Besa  konsiderohet  partia më e madhe opozitare në zgjedhjet e dhjetorit të ketij viti në Maqedoni .

Si arriti kjo lëvizje për një kohë kaq të shkurtër të ketë kaq shumë përkrahës?

Ideja,strukturimi dhe themelimi i kësaj lëvizje në vendin dhe kohën e duhur. Grumbulimi I një numeri intelektualësh të ri në moshë por me të arrituara të mëdha në jetën profesionale  si dhe paknaqesitë e shqipëtarëve në udhëheqësit e mëparëshëm kanë bërë Lëvizjen Besa të mërr hov kaq të shpejt.

Shqipëtarët e Maqedonisë për vite jetojn në mjerim, të diskriminuar, të privuar nga shumë të drejta dhe duke i shërbyer maqedonëve në qdo sektor. Edhe pse egziston një marrëveshje për të drejtat e tyre e cila kurrë nuk është aprovuar. Si duket  populli  është lodhur duke qenë nënpunes i maqedonëve edhe pse në disa raste me nivel arsimor më të larte  dhe kane filluar të vedijësohen që ka ardhe koha për ndryshim në udhëheqësi dhe përmirësimin e gjendjes së tyre.

Mbushja e sallës ‘’Boris Trajkovski’’ me më shumë se 15 mijë simpatizantë tejkaloj ndoshta edhe pritëshmërite e liderëve të saj si dhe ngriu gjakrat e liderëve të partive tjera duke dalë me akuza të ndryshme kundër tyre. Gjë që është shumë e arsyshme në fushatë zgjedhore në një vend demokratik. E sidomos kur sheh rrezikun që po kanoset atëher mendja fillon të trilloj dhe fantazoj ngjarje dhe akuza nga më të ndryshme.

Dalja e Lëvizjes Besa në skenë nuk po iu pengon vetëm konkurentve të saj në Maqedoni por si duket ka arritur të bëj kundërshtar edhe në Kosovë dhe Shqipëri…

Shtrohet pyetja qka po i frikëson këto grupe apo edhe individ kjo lëvizje?

Lidhja e liderëve të pushtetit të Kosovës me partitë pushtetare në Maqedoni ka qënë qdo herë e fortë. Është kjo një arsyje pse Lëvizja Besa proklamohet për të keq  në Kosovë duke u akuzuar për ideologji islamiste dhe  jotransparencë në financa. E njejta gjë ndodhi edhe në Shqipëri në shumë emisione të cilat iu kushtuan zgjedhjeve në Maqedoni kishte një tendencë të hapur për ta demonizuar margjinalizuar dhe anatemuar  Lëvizjen Besa .

Por të gjithë u pajtuan në një pikë, surpriza e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni ishte Lëvizja Besa ,ajo mblodhi rreth vetës intelektual dhe akademik të provuar, veteran të luftës, student vajza dhe djem entuziast të cilët kërkonin vetëm një gjë rikthimin e dinjitetit për shqipetarët e Maqedonisë. Urojmë për zgjedhje korrekte fer dhe demokratike, shqipëtarët meritojnë përfaqësues të denjë dhe profesionist të dëshmuar.