Magjia e Messit

Lionel Messi kaloi një muaj fantastik për Barcelonën. Sulmuesi argjentinas tregoi se përfundimisht është rikuperuar nga lëndimi që e la jashtë fushës për rreth dy muaj dhe ka filluar të bëjë atë që e bën më së miri, të dhurojë magji dhe të shënojë gola. Muaji mars ishte i jashtëzakonshëm për Messin, por së fundmi…

Sport

04/04/2014 10:50

Lionel Messi kaloi një muaj fantastik për Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas tregoi se përfundimisht është rikuperuar nga lëndimi që e la jashtë fushës për rreth dy muaj dhe ka filluar të bëjë atë që e bën më së miri, të dhurojë magji dhe të shënojë gola.

Muaji mars ishte i jashtëzakonshëm për Messin, por së fundmi edhe për Barcelonën që pas një mini-krize u rikthye duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme në La Ligë me çka ringjalli shpresat për mbrojtjen e titullit të kampionit në La Ligë.

Ndeshja më e madhe e Messit në mars ishte het-triku që realizoi në fitoren 4:3 në udhëtim te Real Madrid, por ai bëri edhe shumëqka tjetër, që mund t’i shihni në këtë video fantastike.