Magbule Shkodra, gruaja më e votuar në AAK

​ E para e gruas e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit dhe zëvendësministre në MZHR, Magbule Shkodra është gruaja më e votuar për anëtare të Këshillit Drejtues të AAK-së.

Lajme

23/06/2018 22:50

Votimi për KD të AAK-së është bërë sot në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor i AAK-së.

Magbule Shkodra. është një intelektuale e zonja, me një bagazh të madh arsimimi dhe shkollimi profesional, magjistër i shkencave inxhinierike të telekomunikacionit, në Londër.
Një grua e tillë, sukseset e të cilës janë të pandalshme, meriton të jetë gjithmonë në udhëheqje si lidere, e cila i’u prin punëve përpara me suksese të mëdha.

Në garën e ngushtë që u mbajt sot për Këshill Drejtues, nga më shumë se 118 kandidatë sa ishin, fituan vende një numër i madh i grave. Gjegjësisht 38% të kandidateve të zgjedhura pa kuotë janë gra.