Mafia e bebeve në Serbi, janë vjedhur deri në 10 mijë foshnje

Shoqata e Prindërve të fëmijë të humbur vlerëson se 6.000 deri në 10.000 foshnje janë "zhdukur" në mes të vdekjes së pretenduar dhe autopsisë. Në të paktën 42 raste të kësaj shoqate, përmes ndihmës së ADN-së, prindrit kanë dështuar të gjejnë fëmijët e tyre të rritur.

Lajme

21/12/2014 18:54

Në një artikull të titulluar “Bebet serbe mungojnë “, të javores së respektuar gjermane “Die Zeit”, shkruhet se ka dyshime se mijëra foshnje ishin vjedhur, duke u thënë prindërve të tyre se ato kishin vdekur.  

Mira Dobrosavljeviq thotë se kurrë nuk do ta harroj ditën e lindjes së birit të saj të dytë. Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur ai u lind më 2 nëntor 1989, mesa duket një djalë mjaft i shëndetshëm, në një spital në Pançevë. 

“Ata më lejuan ta shoh. Mu duk vetja me fat”, kujton 46 vjeçarja, e cila shton se fati shumë shpejtë u kthye në tmerr. “Mjekët na thanë se djali kishte komplikime dhe ishte transferuar në Beograd. Tre ditë më vonë me telegram na njoftuan se djali kishte vdekur”.

Prindërit kishin kërkuar beben për funeral, por ata i thanë se këtë e kryen klinika.

“Në ish-Jugosllavi, ne i besonim shtetit. Atëherë mendja ime nuk mund të dyshonte se fëmija mund të më ishte vjedhur”.

“Die Zeit” shkruan se nëna është e bindur se fëmija i saj është gjallë, dhe ishte shitur për dikë.

Mira nuk është aspak një rast i izoluar. Shoqata e Prindërve të fëmijëve të humbur vlerëson se 6.000 deri 10.000 foshnje janë “zhdukur” në mes të vdekjes së pretenduar dhe autopsisë.

Në të paktën 42 raste të kësaj shoqate dështuan në gjetjen e fëmijëve të rritur, përmes analizave të ADN-së. Prokuroria shtetërore refuzoi të nis një hetim.

Sipas kryetarit të Shoqatës Vladimir Çiçareviq drejtësia refuzoi të punoujë me ta.

Çiçareviq 34 vjeçar ka humbur një djalë në vitin 2003. Ai nuk e pranon deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë Zlatibor Lonçar se vjedhja e fëmijëve i përket të “kaluarës së largët”, për shkak se Shoqata e Prindërve disa muaj më parë ka marrë aplikacione për dy raste të tjera.

 

Ai është i bindur se “Mafia e bebeve” ka një lidhje fort të organizuar: Mjekët, mamitë, pastruesit në klinika, zyrtarët komunal të cilët ndryshonin regjistra. Ai pretendon se foshnjat janë shitur me çmime nga 15 mijë deri në 45 mijë euro. Dhe ai shton se është një ligj i keq i cili nuk detyron që trupat e foshnjave të vdekura të merren nga familjarët. (lajmi.net)