Madrilenët festuan tërë natën

Tifozët e Real Madridit kanë festuar gjatë tërë natës së shtunë, pas triumfit të Los Blancos ndaj Atletico Madridit, në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/05/2014 19:17

Dhjetëra mijëra tifozë të Real Madridit kanë festuar gjatë tërë natës të shtunën në kryeqytetin spanjoll, për fitoren e ekipit të tyre të zemrës në finale të Ligës së Kampionëve ndaj komshinjve te Atletico Madrid.

Mijëra sosh janë vendosur në Plaza de Cibeles, vend tradicional i tifozëve Los Blancos, të cilët e kanë pritur autobusin me triumfuesit e Lisbonës.

Më pas, ata kanë kërcyer dhe kënduar në tërë qytetin e Madridit, deri në orët e hershme të mëngjesit.