Madridi me Benzeman, ai dështon keq

Karim Benzema është bërë më i akuzuari nga kritikat e të gjithëve dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas formës së dobët këtë sezon.

Sport

28/12/2017 12:56

Kur ka kaluar pothuajse gjysma e sezonit, Karim Benzema ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij që kishte pasur në sezonet e mëparshme me Real Madridin.

Të gjithë kanë filluar të kërkojnë më shumë nga ai duke filluar nga tekniku që e mbron më së shumti, bashkëlojtarët që e ndihmojnë më së shumti dhe tifozët që e kritikojnë më së shumti.

Francezi është bërë më i akuzuari nga kritikat e të gjithëve dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas formës së dobët këtë sezon. Por, duket se më në fund ai nuk do të mund ti shpëtojë kësaj pasi të gjithë janë zhgënjyer nga ai.

Ju ftojmë ta ndiqni videon e mësipwrme me mbështetjen e Zidane, ndihmën e bashkëlojtarëve dhe dëshpërimin e tifozëve nga Benzema.