Madonna rrëzohet në skenë (VIDEO)

Mbretëresha e pop-it, Madonna ka rënë nga shkallët gjatë performancës së saj në “Brit Awards 2015”.

ShowBiz

26/02/2015 19:00

Madonna është ‘tradhtuar’ nga pelerina që mbante veshur. Një prej balerinëve ka tentuar t’i hiqte pelerinën kur këngëtarja ndodhej në shkallën e tretë, por ajo nuk është zgjidhur dhe këngëtarja përfundoi në fund të shkallëve.

Edhe pse tashmë në moshën 56-vjeçare, ajo ka gjetur forca për t’u ngritur, madje ka vazhduar deri në fund interpretimin e këngës “Living For Love”. transmeton indeksonline.net

Pasi është larguar nga skena, Madonna shkroi në “Twitter”, duke thënë se gjithçka ndodhi, pasi pelerina ishte e lidhur shumë ngushtë. Lajmi.net

YouTube player