Madonna nuk i’a ndalon fëmijëve, drogën e alkoolin

Madonna është rrëfyer se ka qënë në varësinë e drogës dhe i është dashur mjaft punë që të hiqte dorë, por ajo ka qënë mjaft tolerante me fëmijët e saj që edhe ata të përdorin lëndët narkotike e alkool

ShowBiz

28/02/2015 13:30

Sipas Madonnës, gjërat e ndaluara dëshirohen më shumë, ndaj i ka lejuar fëmijët e saj të marrin drogë e të konsumojnë alkool, e më pas do të jenë ata që do të marrin vendimin e duhur.

Këngëtarja, e ftuar në një emision televiziv ka rrëfyer se i ka lejuar fëmijët e saj të provojnë drogën.

Madonna e cila është nënë e katër fëmijëve, Lourdes, 18 vjeç, Roço 14 vjeç, Mercy dhe David të dy 9 vjeç, është shprehur se e mendon absurde t’i thuash fëmijës “jo nuk do të konsumosh drogë, ose alkool”. lajmi.net