Madonna në listën e personave të veshur keq në Grammy (FOTO)

Në natën më të madhe muzikore të vitit, Grammy Aëards, të gjithë sytë e publikut ishin të përqendruar te yjet gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

ShowBiz

09/02/2015 19:26

Në edicionin e 57-të të kësaj ceremonie që u zhvillua në Staples Center në Los Angeles, si gjithmonë, ishin të pranishëm emrat më të mëdhenj të muzikës.

Natyrisht, është vlerësuar edhe veshja e tyre dhe për fat të keq, Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, bën pjesë në këtë listë, madje është në krye të saj.

Në grupin e të veshurave keq gjendet edhe Rihanna me kreacionin rozë të Giambattista Vallit, e pasuar nga Joy Villa me veshjen më të çuditshme të mbrëmjes.

Meghan Trainor, Paris Hilton, Charli XCX, por edhe Rita Ora nuk janë lëvduar për veshjet e tyre në këtë eveniment.