Madonna i mbush xhepat me para

Edhe pse është tashmë 55 vjeçare, kjo nuk e pengon Madonnan që t’i mbush ende xhepat me miliona dollarë. Në fakt, mbretërësha e popit gjendet në krye të listës së këngëtarëve që kanë përfituar më së shumti para në vitin 2013. Të paktën kështu shkruan revista amerikane ‘Forbes’, e specializuar për çështjet financiare, e cila…

ShowBiz

14/12/2013 15:00

Edhe pse është tashmë 55 vjeçare, kjo nuk e pengon Madonnan që t’i mbush ende xhepat me miliona dollarë. Në fakt, mbretërësha e popit gjendet në krye të listës së këngëtarëve që kanë përfituar më së shumti para në vitin 2013.

Të paktën kështu shkruan revista amerikane ‘Forbes’, e specializuar për çështjet financiare, e cila e rendit Madonnan në krye të listës me 125 milionë dollarë në vitin që po përfundon, nga aktiviteti i saj muzikor, përfshirë këtu koncertet në mbarë botën, në turneun e quajtur “MDNA Tour” dhe shitjen e albumeve.

Shumë prapa divës së muzikës gjendet këngëtarja kontroverse, Lady Gaga, me 80 milionë dollarë, ndërsa e treta ka përfunduar këngëtarja e re, Taylor Swift, me 55 milionë dollorë, kryesisht nga shitja e albumit të saj të fundit ‘Red’.