Madonna: E tregoj trupin kur dua! (FOTO)

Tashmë jemi mësuar se Madonna nuk vepron sipas rregullave të të tjerëve. Ajo nuk shqetësohet se çfarë thonë kritikët, porse gjithçka bën ashtu si ia thotë mendja.

ShowBiz

11/03/2015 21:00

Madonna zakonisht po krijon lidhje me meshkuj më të rinj, prandaj në vitet e fundit është kritikuar edhe për këtë.

“Thjesht po ndodh ashtu. Shumica e meshkujve të moshës sime janë të martuar dhe kanë fëmijë. Ata nuk janë të interesuar për argëtim. Unë jam aventuriere dhe kam jetë të çmendur. Jam nënë e vetme dhe kam katër fëmijë. Mendoj, duhet të keni mendje shumë të hapur për t’u përfshirë në jetën time. Njerëzit më të moshuar me jetë të rregulluar nuk janë aq aventurierë si të rinjtë”, ka thënë diva e muzikës pop për The New York Daily News. shkruan telegrafi.

Ish-burri i saj, Guy Ritchie, ka qenë 10 vjet më i ri se këngëtarja, derisa të dashurit tjerë, si Brahim Zaibat e Timor Steffens, kanë qenë në të njëzetat.

“Kujdesem për veten, jam në formë të mirë. Trupin tim mund ta tregoj edhe në moshë 56, 66 apo 76 vjeçare. Kush guxon të më thotë ndryshe? Ky do të ishte seksizëm dhe diskriminim në bazë moshe”.

“E kam fituar këtë ku jam sot. Unë jam Madonna. Dhe kështu është”, ka shtuar këngëtarja. lajmi.net

mad1

mad3

mad5

mad7