Madonna e pranon: Isha në lidhje me 2Pac (FOTO)

Pas 20 vjet spekulime mbretëresha e pop muzikës Madonna e ka pranuar se ishte në lidhje me legjendën e repit 2Pac

ShowBiz

12/03/2015 18:00

Më në fund Madonna e ka pranuar që ka qenë në lidhje me 2Pac-un. Ajo në një intervistë për “Howard Stern’s SiriusXM“ radio e ka pranuar atë që është spekuluar për 20 vjet.

Stern e ka pyetur a ka pasur ndonjë gjë kundër gazetarit David Leter, me të cilin gjithmonë është sjell keq këngëtarja, e ajo ka thënë.

„Isha shumë e hidhëruar në te kur ia kam thënë fjalët e rënda. Në atë kohë isha me 2Pac-un në lidhje, e gjatë asaj periudhe isha me disponim shumë të çuditshëm, ai ka bërë që ta shoh me shumë negativitet botën“, ka thënë Madonna, transmeton lajmi.net

Madonna deri tani asnjëherë nuk ka fol për këtë lidhje, ndonëse 2Pac në një intervistë pat theksuar se Madonna është një njeri shumë i mirë.

Vlen të theksohet se në librin e saj autobiografik „Like An Icon“, është shkruar që Madonna jo vetëm që ka qenë në lidhje me te, ajo ka dëshiruar të ketë edhe  fëmijë me 2Pac. Lajmi.net