Madhësia e trurit të fëmijëve varet nga prindërit

Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve me dashuri ose moskujdes, deri te viti i tyre i dytë i lindjes ndikon direkt në zhvillimin e trurit të tyre dhe funksionimin në moshën e rritur.

Fun

05/03/2016 18:06

Sa do të zhvillohet truri i fëmijës varet nga ajo se sa kujdeset nëna për fëmijën dhe sa shumë kujdes dhe dashuri i kushton, ka konstatuar studimi i Universitetit të Washington, në SHBA.

Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.

Rritja e qelizave të trurit varet nga sasia e dashurisë që merr fëmija, ka vërtetuar studimi. Në fotografinë është paraqitur truri i dy-trevjeçarëve. Truri i parë i takon fëmijës prindërit e të cilit janë kujdesur për të, ndërsa i dyti fëmijës së lënë pas dore.

Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia e ndierjes së dhembshurisë dhe prirja kriminale dhe varësia nga drogat, shkruan The Huffington Post.

“Prindërit duhet të mendojnë mirë se në çfarë mënyre sillen ndaj fëmijës, sepse kjo ndikon në zhvillimin komplet të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit. Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe skizofreninë”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Joan L. Luby.

Studimet e mëhershme kanë vërtetuar që dashuria e nënës ndikon në mënyrë pozitive në trurin e fëmijës, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit përgjegjës për mësim, kujtesë dhe përballjen me stres.