Macron: Së pari t’i rregullojmë punët tona, Ballkani le të pres

Presidenti francez, Emanuel Macron ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj derisa të integrohet më thellë.

Bota

17/04/2018 14:23

Macron në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, ka thënë se dëshiron të forcojë Ballkanin Perëndimor me projektin evropian, mirëpo tani nuk është koha për të pranuar anëtarë të rinj.

“Unë do të mbështes zgjerimin vetëm nëse thellimi dhe reformimi i Evropës është në rend të parë”, është shprehur Macron, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron që Ballkani të kthehet në Turqi apo në Rusi.

Sipas tij, anëtarët e rinj nuk duhet pranuar me të njëjtat rregulla.

Ballkani Perëndimor dhe BE do të takohen muajin e ardhshëm në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por Brukseli ende nuk i ka hapur dyert për njërën nga këto vende që t’i bashkohet BE-së./Lajmi.net/