Macron premton se do të rindërtojë ishujt në Karaibe – Lajmi.net
Macron premton se do të rindërtojë ishujt në Karaibe
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:48, 13 September 2017
Gjatë vizitës së tij në ishujt francezë në Karaibe, Macron pranoi se ishte i zemëruar për shkak të reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të rindërtojë ishujt e Karaibeve, pasi uragani Irma shkatërroi shumicën e Shën Martinit dhe St. Barthelemyt, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij në ishujt francezë në Karaibe, Macron pranoi se ishte i zemëruar për shkak të reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës.

Ai të martën solli sasi të nevojshme ushqimi, ujë dhe ilaçe, dhe tha se punonjësit e emergjencës janë të angazhuar për të evakuuar ata që donin të largoheshin, ndërkohë që për ata që do të mbeten në ishuj, tha se do të ofrohen shërbimet e nevojshme.

Macron shtoi më tej se Franca do të vendos çadra me kondicionerë të ajrit në mënyrë që fëmijët të nisin vitin shkollor.

Presidenti francez është zotuar për rindërtimin e ishullit Shën Martin duke e shndërruar në një model të rezistimit të stuhisë në të ardhmen.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master Japan