Macron: Në Francë kemi një faqe të re në historinë politike

Kandidati i pavarur për president të Francës, Emmanuel Macron ka thënë se Franca tashmë është kthyer në një faqe të re në historinë politike.

Bota

23/04/2017 20:41

Macron sipas exit poll ka fituar zgjedhjet me mbi 23% të votave, raporton AFP.

“Francezët kanë shprehur dëshirën për ndryshim. Është e qartë se ne do të kthejmë një faqe të re të historisë politike në Francë”, ka thënë Macron, transmeton lajmi.net

Macron gjatë gjithë kohës ka prirë në sondazhe, të cilat kanë bërë të ditur se ai do të jetë president i ri i Francës. /Lajmi.net/