Macron: Nacionalizmat kërcënojnë BE-në

Franca dhe Gjermania duhet të marrin përgjegjësitë dhe të flasin me një zë përballë sfidave të shumta me të cilat po përballet Evropa sot, deklaroi  presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një fjalimi të mbajtur në Aachen, Gjermani.

Bota

22/01/2019 18:20

Presidenti Macron përmendi “nacionalizmin që kërcënon Evropën goditjen që vjen nga proçesi Brexit, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe dinamikat e reja ekonomike”.

Ai theksoi se kërcënimet “vijnë jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda” shoqërisë sonë.