Maçoku “Akili” zgjedh fituesin e ndeshjes Rusi – Egjipt

Rusia dhe Egjipti takohen sonte në Saint Petersburg.

Sport

19/06/2018 12:14

Parashikimi i parë ishte i saktë dhe ai e provoi sërish. Pasi gjeti suksesin e Rusisë në ndeshjen me Arabinë Saudite, Akili, maçoku shurdh i nominuar si orakulli i Botërorit Rusi 2018, ka përcaktuar një tjetër fitore të Rusisë, në ndeshjen e radhës që do të luajë me Egjitin.

Sot në mbrëmje, në Shën Peterburg, vendi organizator do të përballet me Egjiptin dhe maçoku më i famshëm në Rusi ka bërë të njejtin parashikim, duke zgjedhur Rusinë. Akili hëngri ushqimin pikërisht nga tasi që mbante lart flamurin e Rusisë dhe pasi e mbaroi të gjithë mori edhe diçka nga tasi ku ndodhej flamuri egjiptian.

Në Rusi kanë kryqëzuar gishtat me shpresën që Akili të ketë zgjedhur të duhur, duke shpresuar shumë në kualifikimin e skuadrës së tyre për në turin tjetër.