Macja që nuk largohet nga varri i pronares së saj
Një maceje i është thyer zemra nga vdekja e pronares së saj, kështu që ka mbi një vit që nuk largohet nga varri i saj
Fun
Njerëzit tjerë dëgjonin të qara kur kalonin nëpër varreza në Central Java të Indonezisë. Edhe pse e kanë ushqyer shpesh, macja nuk pranon të largohet nga vendi ku është e varrosur pronarja e saj.
Një njeri 28 vjeçar i quajtur Keli Keningau Prayitno u mundua ta adoptonte macen, por ajo vazhdonte të kthehej e të shtrihej tek guri i varrit, shkruan rtv21.tv.
Macja shkon çdo ditë tek shtëpia e pronares ku ushqehet nga fëmijët e saj, dhe kthehet përsëri tek varri i saj. Pronarja e saj quhej Kundari që kishte vdekur para një viti. Edhe pas gjithë kësaj kohe, e shumë ofruesve për ta adoptuar, macja përsëri vazhdon të qëndrojë tek varri i Kundarit.
Është shumë e pikëllueshme të shohësh macen. Kjo tregon se sa kafshët janë të lidhura me pronarët e tyre.