Macja misterioze me ngjyrë të bardhë shfaqet nga askund, dhe refuzon të largohet nga varri i një burri (Video)

Një mace misterioze me ngjyrë të bardhë ka habitur masën që ishin mbledhur për ta varrosur një burrë në Malajzi.

Fun

19/09/2017 20:41

Edhe përkundër tentimeve të shumta për ta larguar, ajo në asnjë mënyrë nuk deshi të largohej nga varri i burrit, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga miliona persona nga e mbarë botë, të cilët ishin të habitur me sjelljen e kësaj mace.

Ndërkaq, burri që kishte vdekur, Ismail Mat, është përshkruar nga familjarët si një njeri që i donte shumë macet.