Macja më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 30-të (Foto)

Sipas të gjitha gjasave, macja më e vjetër në botë e ka festuar 30 vjetorin, me një aheng të vogël te një veteriner në Devon të Anglisë.

Fun

03/06/2018 08:43

 

Rubbles, që jeton me pronaren Michele Heritage, i është matur shtypja e gjakut, para se t’i shërbehen ushqimet e preferuara

“Është shumë e dashur, por me kalimin e kohës ka marrë një pamje që duket sikur është idhnake” ka thënë Heritage, e cila punon si mjeke në një spital.

Pronarja krenare me macen 30-vjeçare

Megjithëse është e bindur se Rubble është macja më e vjetër në botë, ajo nuk ka dashur kurrë që ta vërtetoi këtë gjë, që të mos bëhet e famshme dhe të kërkohej prej njerëzve për fotografi.

Rubble derisa ishte kotele

“Isha studente, pa i mbushur 20 vjet dhe po jetoja shumë e vetmuar, kur motra ma solli një kotele e vogël” ka thënë pronarja, për macen që ia dhuruan gjatë vitit 1988.

Sipas hulumtimeve të saj në internet, nuk ka ndonjë mace që është me e vjetër se Rubble.