Macja heroinë shpëton vogëlushin nga qeni i tërbuar

Na ka rënë të lexojmë shpesh për heroizmin e qenve të cilët shpëtojnë njerëzit nga zjarri apo sulmet e dhunshme. Por, kjo gjë nuk është thënë kurrë për macet. 

Fun

14/05/2014 23:38

Në internet sot është publikuar një incizim i kamerave të sigurisë ku shihet se si një vogëlush parashkollor ishte në rrezik të madh, por pikërisht macja shtëpiake e shpëtoi.

Një qen rrugaç iu përvodh nga prapa vogëlushit, i cili ishte duke lozur me biçikletë para shtëpisë së tij. Në atë çast atë e sulmoi qeni, ia ngjiti vogëlushit dhe i futi këmbët e tij. Por, në atë moment i doli në ndihmë macja shtëpiake, e cila e kishte vërejtur këtë.

Ndonëse dyfish më e vogël se qeni sulmues, macja iu vërsul qenit dhe e bëri atë që ta lëshojë vogëlushin dhe të ikën.

Për fat të mirë, vogëlushi kaloi vetëm me lëndime të lehta.