Macja bëhet e famshme në Instagram falë mustaqeve të saj (Foto)

Macja e këndshme nga Britani ka tashmë rreth 30,000 ndjekës në Instagram, ku pronarja e saj, Clementine, poston çdo ditë fotografi duke treguar mustaqet e saj të mahnitshme.

Fun

06/08/2015 11:26

Të gjithë famen e saj macja e ka fituar nga mustaqet e mahnitshme, të cilat duken sikur t’i kishte ‘lëshuar’ dhe rregulluar vetë.

Kjo mace lindi me një model të çuditshëm të qimeve, që e bëjnë atë të duket sikur ka mustaqe të mëdha të bardha poshtë hundës së saj, transmeton Lajmi.net.

Kjo mace tani jeton me pronaren e saj Clementine në Francë, dhe ka fituar më shumë se 30,000 ndjekës në Instagram.

Clementine poston çdo ditë fotografi të reja të maces së dashur, për të cilën ajo thotë që merr shumë përgjigje pozitive. (Lajmi.net)

Shikojeni si duket ajo:

PAY-Citronelle-the-moustache-cat (1) PAY-Citronelle-the-moustache-cat (2) PAY-Citronelle-the-moustache-cat (3) PAY-Citronelle-the-moustache-cat (4) PAY-Citronelle-the-moustache-cat