Macet e verbëra, të padashura për adoptim

Dashuria është e verbër! Fotografja realizon foto të maceve që kanë humbur sytë, me shpresë se dikush do t’i adoptojë ato.

Fun

17/10/2016 18:15

Një fotografe nga Los Angjelosi ka bërë fotografi të maceve të verbëra ose me një sy, duke shpresuar se njerëzit do t’i adoptonin ato, shkruan Dailymal, transmeton Lajmi.net
Casey Elise nga Los Angjelosi në të kaluarën ka punuar me një numër të kafshëve në strehimore dhe në grupe shpëtimi.

Ajo gjithashtu ka vendosur një akount  “GoFundMe” për të mbledhur para për qendrën e kafshëve.

Strehimorja e Milos është një qendër për macet me nevoja të veçanta. Objekti ofron kujdes, dashuri dhe plotësim të nevojave medicinale për macet që janë të “padashura”.
Si të tilla, të padashura për adoptim, kanë mbetur nën kujdesin e strehimores.

“Para disa muajve, kam parë një numër të konsiderueshëm të maceve dhe koteleve të verbëra në vendin ku punoj si vullnetare. E ndjeja se ishte një shenjë, kështu që vendosa të bëj një set fotografik të maceve të verbëra”, shkruajti Casey. /Lajmi.net

3966da4100000578-0-image-a-77_1476549624104 3966da5d00000578-0-image-a-70_1476549612143 3966da6900000578-0-image-a-75_1476549620225 3966da2500000578-0-image-a-73_1476549615509