Lyrical Son krenar me babain e tij (Foto)

Ky është mesazhi i reperit për ditëlindjen e babait të tij.

ShowBiz

03/09/2015 20:55

Reperi Lyrical Son, dita ditës po pret të bëhet baba, ngase bashkëshortja e tij Gresa, me të cilën është martuar vitin e kaluar është shtatzënë.

Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim, ka postuar një fotografi në profilin e tij Instagram, ku e ka uruar babanë e tij, pasi që ai sot me datë 3 shtator, ka ditëlindjen, transmeton Klan Kosova.

Por, ajo çka ishte më e mira e kësaj, ishin fjalët e reperit dedikuar babait të tij.