Lypësja që vdiq si milionere: Zbulohet pasuria milionëshe e gruas që jetonte rrugëve të Libanit (Foto)

Një lypëse me aftësi të kufizuara që jetonte nga ndihmat në Liban ka vdekur si milionere.

Fun

21/05/2018 15:51

 

Dhe këtë gjë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, me gjasë nuk e kishin ditur as të afërmit e saj.

Siç raportojnë mediat, policia u trondit kur zbuloi se Fatima Othman, 52 vjeçe, kishte grumbulluar një pasuri ndërsa lypte në rrugët e kryeqytetit Bejrut.

Zyrtarët zbuluan trupin e saj në një makinë të braktisur në rrethin e qytetit Barbir dhe dy çanta me pesë milionë LBP (3,300 dollarë) në para të gatshme.

Dhe lypësja kursyese gjithashtu kishte fshehur 1.7 miliardë LBP (1.1 milion dollarë) në një llogari kursimi – e cila u zbulua pasi policia gjeti librin e saj të depozitave në një bankë lokale.

Zëdhënësi i policisë Joseph Musallem tha se Othman vdiq nga një atak në zemër dhe vdekja e saj nuk u trajtua si e dyshimtë.

Por ai tha se ishte ‘një surprizë e madhe’ për të zbuluar se ajo kishte grumbulluar një pasuri të tillë.

Othman nuk ishte në gjendje të përdorte duart dhe këmbët e saj pas siç thuhet – nga lëndimet e marra gjatë Luftës Civile Libaneze.

Policia zbuloi familjen e Othmanit në qytetin e Ain Al-Zahab në Akkar, Libanin e veriut, dhe tani e kanë varrosur trupin e saj.

Çfarë bën përshtypje është fakti se edhe ata ishin befasuar kur kuptuan se sa e pasur ishte ajo.