Lyon i jep fund serisë së jashtëzakonshme të PSG-së

Lyon i ka dhënë fund një serie të jashtëzakonshme të ndeshjeve pa humbje nga PSG.

Sport

29/02/2016 10:44

Lyoni e ka mposhtur PSG-në me rezultat 2:1, në derbin e javës në Francë.

Kjo ishte humbja e parë e parisienëve pas plot 36 ndeshjesh në Ligue 1, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.

Disfatën e fundit në kampionatin francez,  skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc e kishte përjetuar para 11 muajsh nga Bordeaux.

Mirëpo, përkundër humbjes, PSG ndodhet larg kundërshtarëve në tabelë me 73 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë të cilin e mban Monaco.