Lyon i bën ballë Barcelonës

Ka përfunduar pa fitues 0-0 ndeshja e parë e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve mes Lyon dhe Barcelonës.

Sport

19/02/2019 22:53

Skuadra franceze, ka arritur që në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’, të ndalë në barazimin liderët e La Ligas, skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje.

Me Messin dhe Suarezin në ofensivë, Barcelona atakoi në shumë raste portën vendase, por pa arritur finalizimin, që do t’i dhuronte fitore nga ky udhëtim.

Por, edhe rezultati 0-0, mund të konsiderohet pozitiv për skuadrën e Ernesto Valverde, që në ‘Camp Nou’ para tifozëve të tyre, me fitore kalojnë në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e kthimit në Barcelonë luhet pas tri jave./Lajmi.net/