Lyon dënon tifozët e vet, kjo është arsyeja

Lyon shkaktoi befasinë e xhiros hapëse të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/09/2018 09:30

Francezët mposhtën skuadrën kampione në fuqi të Anglisë, Manchester City, me rezultatin 1:2.

Anash fitores, ishte një skenë tjetër që mori vëmendjen e mediave anë e mbanë botës.

Disa tifozë u kapën duke bërë përshëndetje naziste dhe për këtë skuadra ka filluar procesin e identifikimit të atyre tifozëve.

Besohet se Lyon do ti dënojë tifozët me mos mundësi të participimit në stadium, për gjithë jetën. /Lajmi.net/