Lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë, e rrezikshme

Provat e pakta në dispozicion sugjerojnë se lyeja e flokëve tuaj gjatë shtatzënisë është diçka e sigurt.

Lifestyle

14/03/2016 12:55

Organizata mbi Informacionet e Teratologjis (OTIS) ka dhënë një informacion më të detajuar në lidhje me këtë fakt duke sqaruar se shumë pak prej kimikateve te bojës së flokut kalojnë në trupin tuaj.

 

OTIS deklaron se mund të prisni për të ngjyrosur flokët tuaj në tremujorin e dytë, kur fëmija juaj është më pak i prekshëm nga këta faktorë kimik. Gjithashtu, në vend të lyerjes së gjithë flokut një opsion tjetër që mund të përdorni janë fijet, ku boja e flokut nuk bie në kontakt me lëkurën e kokës.

Një këshillë tjetër është që gjatë proçesit të lyerjes duhet të rrini në një ambient mirë të ajrosur për të shmangur thithjen e kimikateve të pranishme në bojën e flokut.

Nëse vendosni të lyeni flokët vetë përdorni doreza për të shmangur sa më shume kontaktin me bojën dhe mos kaloni kohën e caktuar të mbajtjes së bojës në flokun tuaj

Të gjitha këto këshilla jepen për bojëra flokësh të cilësisë së lartë.