Lutfi Haziri tregon për projektet që i ka finalizuar komuna e Gjilanit

Tashmë janë bërë pesë vite, që Lutfi Haziri udhëheq me komunën e Gjilanit.

Lajme

15/11/2018 09:15

Në një intervistë për lajmi.net, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth projekteve të realizuara dhe atyre të cilat i ka nisur.

I pari i Gjilanit, ka thënë se kryesisht janë të fokusuar në integrimin infrastrukturor të qytetit.

“Jemi të fokusuar në atë që e kemi quajt integrim infrasturuktor të gjilanit me Prishtinën, ku ka filluar edhe autostrada për Gjilan. Projektet për infrastrukturë janë duke u realizuar. Projekti i dytë i madh është tretmani i ujërave të zeza. Arsimi dhe shëndesësia janë prioritete kryesore. Ndëritmi i stadiumit të ri ka filluar në vitin e kluar dinamika e punëve është e kënaqshme për momentin”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se kanë vendosur një barazi mes qytetit dhe fshatit pasi beson se barazia në infrastrukturë duhet të jetë parim kryesor në qytetin e Gjilanit.

Sa i përket projektit të lumit Mirusha, Haziri ka thënë se në fund të vitit të ardhshëm ky projekt do të përfundojë.

“Ne jemi ne finalizim e sipër, jemi duke punuar në dy binarë, binari i parë është mbulimi i lumit Mirusha i cili është revidu, kërkesat e banorëve kanë qenë që të revidohet. Në binarin tjetër është tu vazhdu vendosja e gypave për tretman të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik në pjesën lindore të qytetit. Besojmë se deri në fund të vitit të ardhshëm ky projekt përfundon si investim kapital që është mes qeverisë dhe komunës së Gjilanit”.

Haziri ka deklaruar se 540 mijë euro të buxhetit komunal investohen për përmirësim dhe ndërtim të infrastrukturës.

“Ngecje në projekte kem pas, kam trashëgu 24 projekte të vjetra që kanë pas probleme ligjore, jemi mundu me i përballu, një numër prej tyre i kemi realizu tjera jemi duke i rishiku”.

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë: