Lutfi Haziri: Me PDK-në s’kemi partneritet të dashurisë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë partnerë në dashuri, por janë bërë bashkë për realizimin e qëllimeve politike, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

Lajme

24/10/2016 23:49

Haziri, duke përdorur fjalët e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se “s’bëhet nami nëse shkohet në zgjedhje”, porse megjithatë tani nuk është momenti i duhur.

“LDK-PDK s’kanë partneritet të dashurisë, përkundrazi, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Kosova duhet të përgatitet për konsensuse nacional, për tema siç është Gjykata Speciale”, ka thënë Haziri. /Lajmi.net/