“Lutem dhe një herë” kënga më e re e Engjëllusha Salihut

Nuk ka shumë kohë që hyri në tregun e muzikës, por shumë shpejt u bë emër i pëlqyer tek publiku.

ShowBiz

10/12/2017 08:44

Engjëllusha Salihu si jo shumë prej moshatareve të saj, zgjodhi të këndonte popullore, shkruan lajmi.net.

Ajo këtë vit e kishte të ngarkuar si me projekte muzikore ashtu edhe me performanca në dasma dhe ahengje familjare.

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, nuk ka si të mungojë edhe një këngë nga Engji, të cilën e paralajmëroi në rrjete sociale.

Kënga do të mbajë titullin “Lutem dhe një herë” dhe do të publikohet shumë shpejnt, ndërsa projekti i saj i fundit është “Nuse Kosovare” , këngë të cilën e solli bashkë me nënën e saj, këngëtaren Shyhrete Behluli. /Lajmi.net/

soon soon…#lutemdhenjeher ? @vizionilibonia

A post shared by Engjëllusha Salihu Official (@engjellushasalihu) on