Luta në çerdhe: SBASHK-u ta ndërpresë grevën

Kërkesat e grevistëve janë të drejta, por humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit.

Lajme

17/01/2019 13:47

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar grevistët në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” dhe edukatoret e çerdhes “Ardhmëria II”.

Sipas njoftimit komunal, i pari i Gjilanit me këtë rast ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe në të njejten kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës përmbushjen e të gjitha kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), transmeton lajmi.net.

“Kërkesat e grevistëve janë të drejta, por humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit. Prandaj, kërkoj nga SBASHK-u që ta ndërpresë grevën dhe nxënësit t’i kthehen procesit të rregullt mësimor. Por, kërkesa ime drejtuar Qeverisë është që t’i përmbush të gjitha kërkesat e Sindikatës”, ka thënë Haziri. /Lajmi.net/