Luta: Kompanitë “Globi” dhe “Trocal” janë storie e suksesit të prodhimeve vendore

Në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare të Gjilanit, kandidati i LDK-së për kryetar, Lutfi Haziri, ka shfaqur zotimin se do të vazhdoj të aplikoj lehtësirat fiskale për bizneset gjilanase.

Lajme

16/10/2017 23:08

Këto garanci ua ka dhënë sot kryetari Haziri pronarëve të kompanisë “Globi” dhe “Trocal”, gjatë vizitës që i ka bërë, duke e parë punën e madhe që bëhet.

Ai tha se “Globi” është storie e suksesit të prodhimit gjilanas, sikurse edhe “Trocal”, e cila ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në eksport.

Lutfi Haziri ka theksuar se ndihet jashtëzakonisht mirë që në Gjilan është krijuar një klimë e mirë për funksionimin e veprimtarisë biznesore gjithandej territorit të komunës.

Pronari i kompanisë “Globi”, Nexhat Haziri dhe ai i “Trocal”, Shaban Gjymshiti, e kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për lehtësirat e mëdha që kanë krijuar, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë.