Luta: Albin Kurti si Ahmet Zogu, u martua me të huaj

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur Albin Kurtin hajn të pulave, i cili i njeh edhe hajnat e tjerë, por ka shkuar edhe më larg duke e prekur liderin e VV-së edhe në çështje krejtësisht private.

Lajme

23/10/2014 19:06

Sipas tij, kur hajni bën me gisht në drejtim të hajnave, atëherë është rreziku më i madh.

“Nuk merremi me hajna të pulave. Se hajnat e pulave e dinë se kush është kategoria e parë, e dytë, e tretë, e pestë… Se hajni e njeh hajnin. Kur hajni bën gisht këqyre hajnin është puna më e rrezikshme”, ka thënë Haziri për Gazetën Express.

Mirëpo hairi ka shkuar edhe më larg, duke e goditur Kurtin edhe në çështje private për arsye të martesës së liderit të VV-së me një norvegjeze.

“Veç hajni i njeh hajnat. Ai po bëhet shumë i moralshëm, por edhe Ahmet Zogu ka qenë kështu i moralshëm sikur ai. Zogu ka thënë se nuk mund të martohem me motrën shqiptare por më duhet një grua tjetër. Ai e ka marrë një grua tjetër dhe po do të kallëzojë çka është morali në këtë dynja”, ka shtuar Haziri.