Lushtaku i uron ditëlindjen Sylejman Selimit: Po mbahesh padrejtësisht në burg

Ish kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i ka uruar ditëlindjen ish komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Lajme

25/09/2018 13:47

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se sipas tij Selimi po mbahet në burg tash e pesë vite.

“Sot ka ditëlindjen shoku i idealit, bashkëluftëtari e Gjenerali Sylejman Selimi. Sot do të duhej të festonim së bashku ditëlindjen e tij të 48-të. Ai po mbahet padrejtësisht në burg për 5 vite me radhë. Uroj që Syla të lirohet sa më shpejt e ta gëzojë lirinë për të cilën ka dhënë aq shumë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook./Lajmi.net/