Lushtaku e Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë – Lajmi.net
Lushtaku e Mustafa nesër udhëtojnë për në Hagë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 15:40, 12 January 2019
Dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i dy ish- komandantëve, Arianit Koci.

“Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, tha Koci për lajmi.net.

Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO