Lushtaku e Grabovci me mision të caktuar në Drenas, ja cilat janë dy partitë që u goditën nga ta

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas i janë bashkuar një numër i anëtarëve të Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë komunë.

Lajme

19/07/2018 22:58

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Adem Grabovci, kanë ndarë librezat për anëtarët më të ri PDK-së.

Në këtë aktivitet partiak ka qenë e pranishme edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në proces të brendshëm zgjedhor.

Kjo parti, ka përfunduar zgjedhjet brenda Rinisë Demokratike dhe tani pritet të zhvillohen në Forumin e Gruas Demokratike dhe tek strukturat drejtuese, degë dhe nivel qendror.