Rrëmbyen dhe rrahën në pyll 29-vjeçarin, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjes pasi morën peng dhe rrahën një shtetas në pyllin e Divjakës.

Lajme

18/02/2016 10:21

58-vjeçari Aristir Prifti dhe 31-vjeçari Roland Prifti, babë e bir, kanë futur me dhunë në makinë 29-vjeçarin me iniciale Sh.J. dhe e kanë çuar në pyllin e Divjakës, aty ku e kanë lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta./ Top Channel