Lushnje, drejtori komunal i pasurive të paluajtshme arrestohet për korrupsion

Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Elvis Bajaziti u arrestua gjatë ditës së djeshme me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa mesditën e së martës ai është shkarkuar nga detyra nga ministri i Drejtësisë, Naço.

Lajme

14/07/2015 19:35

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë të administratës publike. Inkurajojmë organet ligj-zbatuese dhe i mbështesim në goditjen e këtyre fenomeneve”, tha ministri Naço, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet të tilla.

Dyshohet se Bajaziti i ka marrë 3000 euro një qytetari në këmbim të një certifikate pronësie. Mbi drejtorin e Hipotekës rëndon edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.